Thursday, February 28, 2008

Letër mikut francez
Fehmi Hajra
Në ditën që lexova se Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, i kishte dërguar Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiut, letër urimi ku ai njihte në emër të Francës, shtetin e ri të Kosovës, gjëja e parë që mu kujtua ishit ju, mik i dashur. Në gjysmën e dytë të qershorit të vitit 1999, unë ta pata dhuruar një lule në një ditë të bukur me diell, në shenjë nderimi që ishit këtu. Ju kishit ardhur nga Franca në kuadër të ushtarëve të NATO-s. Unë kisha zbritur nga malet e Shalës së Bajgores, pas tre muajve.
Atë qershor unë isha 16 vjeç. Siç edhe mund ta kuptoje në mal nuk isha për piknik por për shkak të luftës. Na thanë që atje ka më pak rrezik. Por si i ri që isha atje frikohesha prej dy armiqve, mirë të identifikuar: paramilitarëve serbë dhe gjarpërinjve. Ditën prej të parëve, ndërsa natën prej të dytëve. Plot tre muaj të tërë kisha jetuar së bashku me frikën prej serbëve dhe gjarpërinjve. Që prej atëherë i urrej malet. Kjo frikë më ishte shndërruar në fobi. Nuk e di nëse jam shëruar nga kjo fobi sepse që prej asaj kohe nuk kam parë më as paramilitarë serb dhe as gjarpërinj.
Pas një kohe të vështirë të pata takuar ty dhe shokët tuaj, në qytetin tim të lirë dhe të mbrojtur nga ti dhe shokët tuaj. Pata ndjerë lumturi dhe siguri. Deri në atë kohë, këto dy ndjenja kishin kohë që më mungonin. Kur njeriu nuk ndjehet i sigurt nuk mund të ndjej as lumturi apo jo? Ju jeni ushtarak dhe e dini më mirë, besoj. E dini edhe atë që deri në kohën kur shteti i juaj dhe shumë shtete tjera intervenuan kundër Serbisë asnjë shqiptar i Kosovës nuk ndihej i sigurt. Një regjim i egër dhe çnjerëzor kishte marr përsipër që asnjë shqiptar të mos ndihej i sigurt dhe t’iu pamundësohej jeta në Kosovë. Në ketë vend ku u takuam unë dhe ti.
Ju kujtohet që ju vizitoja shpesh në vendqëndrimin tuaj. Edhe pse ishim me mosha, mentalitete dhe mënyrë jetese të ndryshme, prapë ju takoja shpesh. Ajo që na bashkonte ishte liria. Së paku kështu e ndjej unë. Ju kishit ardhur këtu nga një vend i largët në emër të lirisë së një populli që jetonte në robëri në fund të shekullit 20. Ndërsa unë kisha lexuar në libra se vendi, prej nga vini ju, mban epitetin e një shteti ku ka lindur liria njerëzore. Ju ishit dëshmia e asaj se çfarë kisha lexuar në libra për shtetin tuaj. Kjo bënte që të takoheshim shpesh me gjithë vështirësitë e komunikimit. Gjuha e huaj që unë e kuptoja dhe e flisja deri diku, ishte gjuha e atij policit që më përzuri nga shtëpia dhe më pas ia dha flakën duke e shkatërruar tërësisht. Ndërsa ju flisnit gjuhët që unë i adhuroja por nuk i kuptoja dot. Ne prapë mbetëm shokë, deri atëherë kur ju u kthyet në shtëpi. Që prej atëherë nuk jemi dëgjuar shpesh. Prandaj po të tregoj disa gjëra për vendin tim dhe vetën time.
Që prej asaj kohe disa gjëra kanë ndryshuar shumë, e disa kanë mbetur ashtu siç ishin. Tashmë unë nuk jam 16 vjeç, por 25. Jam rritur, duke e parë vendin tim teksa ecte një hap para dhe dy hapa mbrapa. Kam vizituar disa vende dhe më kanë pëlqyer shumë. Në krahasim me vendin tim ato janë shumë të zhvilluara por kuptohet sepse disa prej tyre nuk kanë pasur luftëra me qindra vite. Atje e kanë të vështirë të gjejnë vitet kur ka pasur luftë. Tek ne, ndodh e kundërta. E kemi të vështirë të gjejmë vite kur nuk ka pasur luftë apo dhunë. Po ashtu, kam krijuar shumë miqësi të reja prej shumë vendeve në Evropë dhe më larg. Edhe vendi im ka ndryshuar në shumë aspekte. Por sikur atëherë edhe tash problemet me rrymë dhe ujë kanë mbetur të njëjta. E merr dot me mend që prej që je shkuar ti, asnjëherë nuk ka kaluar një javë e vetme në shtëpinë time kur ka pasur ujë dhe rrymë pa ndërprerë. Kështu ka ndodh me gjithë kosovarët në këto 8 vite. E di që s’më beson. Në fakt edhe vet e kam vështirë të besoj ketë që po ta them. Por kështu është. Thuhet që ka rrymë por problemi është te menaxhimi i keq dhe korrupsioni.
Por ndryshimi i madh ndodhi më 17 shkurt, kur Kuvendi i Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran. Ashtu siç është shteti i juaj i pavarur dhe sovran. Edhe pse me shumë vonesë kjo ditë ishte po aq emocionuese sa atë ditë kur u ktheva nga malet dhe e gjeta qytetin tim të lirë. Natën e 17 shkurtit e kalova në rrugët e Prishtinës dhe në lokale të ndryshme me miq dhe njerëz që kontribuuan në mënyra të ndryshme për ketë ditë. Ishte një emocion i fortë gëzimi, kur shihje të gjithë njerëzit e lumtur. Kjo nuk ndodh shpesh në Kosovë. Atë ditë ndjeva se për herë të parë, në moshën 25 vjeçare më në fund i takojë një vendi të njohur nga shumë vende në mes tjerash edhe nga vendi yt. Deri në atë ditë isha një shqiptar i deklaruar por askund në dokumente nuk mund të gjeja këtë. Isha banor i Kosovës por nuk isha qytetar i saj në kuptimin e mirëfilltë juridik. Mbaj mend si sot, në verën e kaluar një polic kufitar norvegjez qeshi më pasaportën time, kur pa mbishkrimin UNMIK. Tash jam kosovar dhe do të kem pasaportën time të “Republikës së Kosovës”. Tash do të jem krenar për përkatësinë time. Deri atë ditë, isha një UNMIKistanez. Isha diçka që nuk doja të isha.
Tash detyra jonë është që ketë shtet të vogël dhe të varfër ta shndërrojmë në një shtet të fort ekonomik dhe në shtet ligjor. Nëse ndodh kjo mos u habitë, kur një ditë Kosova do ta ketë radhën e Presidencës së Bashkimit Evropian dhe do t’i caktojë prioritetet e këtij Bashkimi, duke përfshirë edhe vendin tuaj. Si duket proverbi që vjen nga vendi i juaj se “sa më shumë që ndryshojnë gjerat, aq më shumë mbeten të njëjta” nuk e “rrok” edhe Kosovën. Këtu që prej 17 shkurtit asgjë nuk do të jetë njëjtë.
Faleminderit ty dhe shokëve tuaj që e ndihmuat çlirimin e këtij vendi. Faleminderit shtetit tuaj që e njohu Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran ndër të parat. Ishte befasi e këndshme për neve që mendojmë të jetojmë dhe zhvillohemi në ketë vend.

Thursday, May 17, 2007


EUROPIANËT E KOMOGLLAVËS
Nga Fehmi Hajra
Apr 12, 2007,
Komogllava është një fshat në komunën e Ferizajit, me një natyrë të bukur që të bën për vete posa ta shikosh. Në pjesën më të gjelbëruar të fshatit gjendet shkolla fillore, ku vijojnë mësimet nxënës nga ky fshat dhe nga disa fshatra për rreth. Shkolla është në kontrast me fshatin. Ajo është e dëmtuar dhe çuditërisht ka një hyrje të ngushtë. Menjëherë, ngjitur me hyrjen është drejtoria e shkollës, që të bën të mendosh se aty është vendosur qëllimisht për të kontrolluar hyrje-daljet në shkollë. E ndërtuar shumë kohë përpara, ajo duket e vjetër, së bashku me mësimdhënësit të cilët gjatë pauzës së shkurtë pinë çaj rusi. Pastaj, në pauzën e gjatë, mësuesit luajnë shah, ndërsa mësueset tregojnë histori nga më të ndryshmet, nganjeherë edhe se kush është martuar e kush ka "met te shpia".

Drejtori nuk shihet tek "salla e arsimtarëve". Ai gjendet në zyren e tij. Nuk pi çaj rusi e as nuk luan shah. Me një qendrim të ashpër, ai gjendet në siklet. Edhe për pak ditë do t'i duhet ta lerë postin e drejtorit. Në vend të tij partia ka vendosur njeriun e saj, i cili thuhet se ndjek vijën partiake besnikërisht dhe ka miratimin nga qendra, element ky vendimtar për një post siç është ai i drejtorit të shkollës. Në zyren e drejtorit gjendet një kompjuter i fikur dhe i mbuluar me një "tentene" për të parandaluar pluhurin që gjindet gjithandej tavolinës ku drejtori ka vendosur dokumente të rendësishme me të cilat qeverisë shkollën. Drejtori nuk i ka në qef vizitat andaj i pret ftohtë mysafirët.

Për dallim nga drejtori, mësuesit dhe mësueset e shkollës i gëzohen vizitave, sidomos nga Prishtina. Në shenjë miqësie të dergojnë në klasë, ku japin mësim çdo ditë pune. Aty të presin fëmijë të bukur, por të ulur ndaras meshkuj me femra, të cilët të shikojnë çuditshëm. Derisa mësuesi e "shënon oren" dhe nxënësit janë të heshtur, keni mundësi të shikoni klasën, që përvec fëmijëve nuk ka asgjë të bukur. Për një çast do të harroni se jeni në klasë të një shkolle kur përpara jush do të shihni një ambient të zymtë që të shkakton ndërprerje në frymëmarrje; do të shihni inventar të vjetër dhe të çrregulluar, një tabelë të zezë e të habitshme se si nuk po rrëzohet për parketin e lyer me ngjyrë të zezë që kundërmon; do të shihni dritare që vështirësojnë depërtimin e dritës në klasë me ç’rast klasa duket depresive dhe e neveritshme. E, kur mësuesi do t'i urdhërojë nxënësit të nxjerrin librat dhe t'i hapin në faqe 21, do të habiteni se si në ketë shkollë shekujt nuk paskan lëvizur.

Në shumicën e shkollave të Kosovës, sidomos ato fillore në zona rurale gjendja duket e pashpresë dhe nxënësit e mësimdhënësit ndjehen të harruar dhe të dëshpëruar nga çdo gjë. Me paga qesharake, shumica e mësimdhënësve të shtyer në moshë, kanë shumë probleme për t'u familjarizuar me programet dhe metodat e reja të mësimdhënies. Reformat duket se kanë krijuar vetëm huti dhe regres në sistemin arsimor.

Ndërkohë jo shumë kilometra larg këtyre fëmijëve që mësojnë në kushte ekstremisht të vështira, politikanët kosovarë, sidomos ata në pushtet të prirë nga Kryeministri Çeku, në javët në vijim teksa "Dita e Europës" po afrohet, do t'iu flasin me entuziazëm atyre dhe neve, se si Kosova ka një të ardhme të garantuar në Europë. Kryeministri këtyre nxënësve dhe gjithë nxënësve të vendit, do t'iu premtojë në javët në vijim, se Qeveria e Kosovës do të bëjë çdo gjë që ata të rritën në një Kosovë që ka të ardhme të ndritur europiane, ashtu siç kanë premtuar edhe paraardhësit e tij. Ndërkohë, Ministri i Arsimit do të vazhdojë me konkursin e Ministrisë që udhëheqë për esenë më të mirë, me temën "Rruga e Kosovës për në Europë" dhe esetë më të mira të shkruara nga nxënësit kosovarë do të shpërblehen në ditën e Europës, me 9 maj. Ndoshta Ministri i Arsimit do ta zgjedh pikërisht shkollën fillore në Komogllavë me rastin e kësaj dite, që të mbajë një ligjeratë për t'i informuar se si Kosova po ecen me hapa progresivë drejt Unioni Europian. Do t'ju përmend dokumente siç është Partneriteti Europian, Mekanizmi Përcjellës i Marrëveshjes për Stabilizim – Asocim, e dokumente të tjera. Por nuk do t'i përmend "Kriteret e Kopenhagës" dhe assesi se çka kërkohet aty. Do të frikohet se nëse i përmend edhe një nxënës i shkollës fillore do ta kuptojë se Kosova është shumë larg integrimit europian. Do të frikohet nga reagimi i ndonjë nxënësi që do ta kuptojë se ajo që po flet Ministri është realitet fiktiv.

Pas ditës së Europës, me 10 maj nxënësit do të shkojnë në të njejtën shkollë dhe me të njejtat kushte të neverishtme. E, kur të kthehen pas dite nga shkolla do të shikojnë se si bashkëfshatarët e tyre të rritur janë mbledhur tek "zadruga" e fshatit, të cilët në mungesë të punësimit dhe përspektivës terë ditën diskutojnë se si të sigurojnë një vizë për të dalë jashtë këtij vendi. Këta të fundit janë realiteti europian i dukshëm në Kosovë. Por, Kryeministri Çeku, ngjajshëm siç kanë bërë edhe ata para tij, do ta injorojë krejtësisht ketë realitet. Do të vazhdojë të flasë me entuziazëm për integrimin e Kosovës në UE. Nuk do të lejojë që askush t'ia prishë festën e madhe. Vend e pavend do ta përseritë shpesh se Kosova ka të ardhme të ndritur në Europë, në mënyrë që ta besojë edhe vet atë çka thotë ose që e kanë këshilluar ta thotë.

Ndërkohë, do të jetë një grup i njerëzve të cilët do ta ngrisin zërin kundër retorikës dhe izolimit që sot dominon në Kosovë, pesha e të cilave do të ndihet pikërisht në ditën e Europës me 9 maj, në vendin më të varfër europian. Por, çuditërisht një vend me politikanë shumë të pasur, të cilët janë kujdesur aq mirë që vet ta vizitojnë çdo cep të Europës dhe botës, me para të qytetarëve. Të përgatitur mirë që t'i arsyetojnë vizitat jashtë vendit për çështje të "pavarësisë dhe shtetësisë", ata kanë harruar qytetarët e këtij vendi, të cilët gjenden të izoluar në pjesën më të varfër europiane - pjesë kjo që thuhet se ka pasuri të mëdha nën-tokësore, por varfëri dhe izolim mbi tokë.

Friday, March 30, 2007

Izolimi i pavarësisë tonë nga BE

Fehmi Hajra

A ju duket sikur e keni lexuar ketë titull disa ditë me heret po në ketë gazetë? Mund të ngjajë, por ai ishte pak më ndryshe: "Integrimi i pavarësisë tonë në BE" dhe autor ishte Kryeministri i Kosovës, Agim Ceku. Kryeministri ka shkruar ketë kolumne në përvjetorin e Traktatit të Romës që i hapi rrugë krijimit të atijë që sot njihet Bashkimi Europian. Ky shkrim ishte i një rëndësie të vecantë për të kuptuar se si e përcepton kryeministri integrimin e Kosovës në BE. Ajo qe kuptohet nga ky shkrim është se Kryeministri tingllon sikur të ishte kryeminister i Kroacise apo Maqedonisë, të cilat kanë progresuar në shumë aspekte që i bëjnë vende me shansa reale për integrim të shpejt në BE, e asesi kryeminister i një vendi që ka një realitet të zymtë me Bashkimin Europian.

Por pavarësisht kësaj (zymtësie) politikanët kosovarë (jo vetëm Kryeministri) janë duke u folur publikut kosovar energjikisht për integrimin e Kosovës në BE. Ata nuk ja venë veshin fakteve në terren të cilat mund të shtyjnë pafundësisht integrimin e Kosovës në BE. Qartësisht, shihet se politikanët kosovarë në përgjithësi kanë vendos raporte mitike me BE-në, duke injoruar një realitet të vështirë dhe të komplikuar që ka Kosova me integrimin europian. Këtë përceptim e përforëcon fakti se në mendjet e politikanëve kosovarë, ekziston bindja se posa Kosova të "shkel" në BE, do t'i themi "lamtumirë varfërisë" dhe do të fillojmë një jetë të pasur ku "do të hamë me lugë dukati". Ky lloj kolektivizimi i mendjes dhe manipulimi me "lugën e dukatit" do t'i zhgënjej thellësisht ata qytetarë, të cilët verbërisht iu besojnë këtyre politikanëve edhe atëhërë kur e teprojnë.

Ky është miti i kosovarëve për BE-në - i fryrë nga politikanët - se nëse integrohemi shpejt në BE, problemet do të shëndrrohen në zgjidhje dhe varfëria do të zëvendësohet me pasuri. Por cili është në fakt realiteti? Realiteti është mëse i dukshëm: Kosova është tepër larg integrimit në BE. Për me tepër se kaq Qeveria që udheheqë autori i kolumnës i së shtunës nuk e ka marrë seriozisht integrimin europian. Kjo është parë edhe gjatë muajit nëntor dhe dhjetor 2006 kur Komisioni Europian përjashtojë Kosovën nga procesi i liberalizimit të pjesëshëm të vizave shengen me vendet e Ballkanit dhe Qeverisë s'ju është degjuar zëri sikur të ishte fjala për Bangladeshin. Është parë serioziteti për t'u marrë me ketë cështje kur Federalistët e Rinjë Europian, Aleanca Kosovare e Bisneseve dhe European Citizens inicuan një letër të hapur në prag të vitit të ri 2007, që e adresuan tek Komisioni Europian (Bruksel), tek Qeveria e Kosovës dhe institucione tjera (Presidenca, Parlamenti, perfaqësuesit e BE-së në Kosovë) dhe nuk murren kurrfarë përgjigje nga Qeveria. Por përgjigjia zyrtare me 8 shkurt 2007 erdhi nga KE, gjegjësisht Franco Frattini, Nënkryetar i Komisionit Europian në emer të Kryetarit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso dhe në emer të Oli Rehn, komisioner për zgjerim. Po ashtu edhe nga ICO.

Më mirë do të ishte për Kryeministrin Ceku të shkruante një kolumne se si ky përjashtim thellon izolimin dhe mbytë shpresat e kosovarëve për udhëtuar në BE, se sa tash kur ai "feston", festen e një "supershteti" që Kosovën e sheh si një vend të huaj, që "importon" paqëruajtës dhe "eksporton" emigrantë me prirje për vepra kriminale dhe dehumanizuese. Si një vend ku politikanët kanë shkallë të lartë "specializimi" për t'i vjedhur paratë e qytetarëve. Një vend që ka marrëdhënie të prapabetura shtet-shoqëri, kapacitete dhe struktura të dobëta institucionale, nivel të ultë të shoqërisë civile, një vend agrar me një fshatarësi të madhe dhe të varfër. Një vend ku marrëdhnëiet e pushtetit me qytetarët, kuptohen si marrëdhnie në mes të fuqishmëve dhe të pafuqishmeve. Një vend i vetmi në Europë, ku ka rënie të vazhdueshme ekonomike dhe thellim të varfërisë. Dua t'i besoi kryeministrit se pavarësia po vjen por asesi se ajo pavarësi do të jetë e integruar në BE. Regjimi aktual i vizave që aplikon BE e bënë pavarësinë tonë të izoluar. Sa më afër që po ofrohet BE-ja, aq më larg po ikim ne.
Në fund të kolumnës, Kryeministri thotë se përvjetori i 50-të i Europës është afër dhe ka arsye të festojmë. E para është e vertetë por e dyta është subjektive. Kryeministri ndoshta do të festojë sepse me siguri jeton më mirë se një qytetarë europian dhe nuk ka probleme me viza shengen të udhëtojë kur të dojë. Por Federalistët e Rinjë Europian do të protestojnë për arsye se nuk jetojnë as për së afermi me kushtet e politikanëve që 'festojnë' dhe se Qeveria nuk ka arritur të bind liderët europian se liberalizimi i regjimit të vizave i duhet ketij vendi më shumë se cdo gjë tjeter. Ka dështuar të bind BE-në se një grusht njerëzish janë fare pak në krahasim me mijëra turq, bullgarë, romunë, arab të cilët emigrojnë në BE cdo vitë për të punuar, studiuar, për bashkime familjare etj.

Në fund zoti Kryeminister: nëse dua të jem në Bruksel me 9 maj në ditën e Europës, a mundesh të më sigurosh një vizë shengen? Njeherë kam provuar të shkojë të festojë në Bruksel, por shpejt jam zhgenjyer (kur më është refuzuar viza) dhe e kam kuptuar që ajo festë nuk na takon neve, qytetarëve të Kosovës. Ju edhe mund të festoni sepse nuk keni probleme me viza, por ne do të protesojmë në ditën e Europës, pikërisht sepse jemi të izoluar nga kjo Europë. Pra ju festoni, ne do të protestojmë. Kështu shkohet në Europë!

(Autori është kryetar i Federalistëve të Rinjë Europian)

Monday, March 19, 2007

Kosova në parashutën që nuk hapet


Delfin Pllana & Fehmi Hajra

Teksa po udhëtonim prej Suedisë për në Norvegji dhe pasi kaluam më se 200 km rrugë, 'kryefamiljari' po i pyeste gruan dhe fëmijët e tij: "A i keni marrë pasaportat?" ndërsa gruaja dhe fëmijët, disi si në faj po i thoshin: "Valla i kemi harru se prej që jemi kthyer nga Kosova, s'i kemi përdorë më". Ndërkohë, unë si musafir isha kujdesur një ditë më herët për pasaporten duke e ditur se do të udhëtonim në shtetin tjetër skandinav. Por, kujdesi im i madh për pasaporten rezultojë të jetë i kotë. E kuptova që jemi në Norvegji, vetëm kur u desh të paguanim 2 euro që po shkelnim një urë të posandertuar në afërsi të qytetit Haldem në Norvegji dhe kur pashë një tabelë me një mbishkrim: "Welcome in Norway".

Për neve që jemi rritur në Ballkan dhe që jemi mësuar të shohim se si njerëzit vriten duke e kaluar kufirin për të dalë në shtetin fqinjë, rasti i Suedisë dhe Norvegjisë tingllon i pabesueshëm. Por në fakt kësi hapje kufijësh sot kanë 15 shtete europiane në bazë të një marrëveshje që quhet "Marrëveshja Shengen". Schengen është emri i një qyteti të vogël në Luksemburg. Në bazë të kësaj marrëveshje të nënshkruar në vitin 1985 shtetet e atëherëshme nënshkruese (pesë shtete fillimisht) i dhanë fund kontrolleve dhe procedurave (checkpoints) në kufijtë e tyre dhe krijuan një zonë të lëvizjes së lirë për qytetarët e tyre. Sot qytetarët e 15 shteteve që janë në 'zonën shengen' mund të kalojnë kufijtë e njeri-tjetrit pa kurrëfar kontrolle dhe procedurash, të shëtisin, të studojnë, të shohin qytetet e njeri-tjetrit, të shijojnë bukuritë që ofrojnë 15 shtetet nënshkruese. Për njerëzit e këtyre shteteve liria e lëvizjes ka vertetë kuptim. 'Zona shengen' duket sikur një parashutë e hapur me të cilën mund të shetisësh në 15 shtete natë e ditë. Ndërsa 'zona jo-shengen' duket sikur një parashutë me të cilën nuk mund të lëvizësh askund sepse ajo është e mbyllur. Kosova është në parashuten që nuk hapet.

"Europa e Bashkuar" e ndarë!

Liderët europianë shpeshherë flasin për një "Europë të Bashkuar" ku njerëzit janë plotësisht të lirë dhe të barabartë. Por në fakt, Europa sot është e ndarë falë vizave që aplikojnë shtetet që e përbëjnë Unionin Europian. "Zona Shengen" karakterizon sot ndarjen e Europës, ngjajshëm si dikur "Muri i Berlinit". Shtetet që kanë nënshkruar "Marrëveshjen e Shengenit" kanë plotësisht liri të lëvizjes ndërsa ana tjetër karaterizohet nga izolimi dhe getoizimi burokratik.

Atë që e promovojnë Ministrat e Jashtëm të Unionit Europian (Europën e Bashkuar, integrimin dhe zgjerimin, të drejtat e njeriut, shpirtin europian etj) duket se të njejtën kohë e kundërshtojnë Ministrat e Brendshëm të po këtij Unioni Europian, duke venë kontroll strikt në kufijtë dhe në ketë mënyrë duke na berë të ditur se "Europa e Bashkuar" mbetet vetëm edhe një ëndërr e europianëve të tjerë. Dhe kjo për shkak të frikës nga imigrimi ilegal, rritja e kriminalitetit, trafikimi i drogës e krimi i organizuar. Megjithatë, edhe pse regjimi i vizave na del të jetë masë parandaluese për atributet negative të më lartëpërmendura, kjo aspak nuk do të thotë që të gjitha ato kanë adresë vetëm në vendet e Ballkanit Perëndimor. Të gjitha ato në shkallë të ndryshme ekzistojnë në vendet e Unionit Europian, nuk importohet dicka e re nga rajoni.

Përjashtimi i Kosovës dhe lobimi i dështuar

Zotimi i dhënë në Samitin e Selanikut më 2003 për lehtësimin e regjimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ishte jetësuar përgjysmë vetëm 3 vite më pas. Dhe duke lënë anash Kosovën me arsyetim se ajo nuk e ka statusin jurdik e politik të zgjidhur dhe se duhet të presim zgjidhjen e tij. Edhe pse qytetarët e Kosovës e shohin integrimin në UE si të vetmen alternativë përpara, me këtë vendim UE-ja ka dështuar që të nxisë propagandimin e asaj që qytetarët e Kosovës presin nga UE-ja.

Franco Frattini, Komisioneri për Drejtësi, Liri dhe Siguri në përgjigjen ndaj letrës së hapur nga JEF-i, Aleanca Kosovare e Biznesit dhe European Citizens - e cila i ishte dërguar përfaqësuesve të institucioneve kryesore të Kosovës si dhe organizmave tjerë të UE-së prezente në Kosovë dhe në Bruksel - argumenton se lehtësimi dhe liberalizimi i regjimit të vizave për vendet e Ballkanit perëndimor lidhet ngushtë me përparimin e këtyre vendeve karshi çështjeve që kanë të bëjnë me siguri dhe drejtësi, ndërsa për përjashtimin e Kosovës nga negociatat për të më lartëpërmendurë n ai potencon faktin që Kosova nuk ka ende status të qartë politik dhe juridik.

Gjykojmë se kjo nuk do të duhej modus arsyetimi sepse Kosova ka hyrë në arranzhime të ndryshme kontraktuale përmes marrëveshjeve bilaterale me vende dhe organizata edhe më herët. Ndërsa koha deri sa Kosova të ketë arritur statusin e qartë politik e juridik do t'i kushtojë ardhmërisë së Kosovës, e sidomos të rinjve, studentëve e komunitetit të biznesit. Megjithatë, fakti që një Komisioner i Komisionit Europian i është përgjigjur një iniciative të shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit është një tregues që komunikimi dhe presioni mund të dhe duhet të vazhdojë. Nga ana tjetër, kjo çështje është anashkaluar nga institucionet kosovare, të cilat justifikohen se paskan lobuar – dështuar.

Duhet pranuar se të gjithë kanë dështuar, duke filluar nga institucionet, mediat e shoqëria civile. Ka munguar koordinimi dhe koherenca për të hulumtuar dhe prezantuar me fakte se Kosova nuk është prodhues i krimit të organizuar dhe se liberalizimi dhe lehtësimi i regjimit të vizave nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në lulëzimin e të njëjtit në vendet e Unionit Europian. Kemi dështuar të argumentojmë se e drejta për të lëvizë shlirshëm është e drejtë fundamentale e të gjithëve.

Është imperativ që UE-ja të hapet ndaj Kosovës dhe kosovarët të kenë mundësi të udhëtojnë më shlirëshëm në vendet e UE-së. Sa më parë që të ndodhë kjo aq më shpejt shoqëria kosovare do të jetë në gjendje që të përshpejtojë procesin e përafrimit me UE-në karshi të gjitha konditave dhe pengesave që duhet tejkaluar në procesin e integrimit.

Friday, February 23, 2007

Besoju vetëm atyre që i përkasin gjakut tënd!

Fehmi Hajra

Mungesa e shtetit ngjallë fantazitë nacionaliste

Po të ishtë gjallë filozofi politik Thomas Hobbes, për situatën politike në Kosovë do të thoshte se kur njerëzit janë të frikësuar ata janë në gjendje të bëjnë gjithcka. Duke qenë se ai ka përjetuar luftën civile, do të thoshte se ekziston një llojë frike ndikimi i së cilës është shkatrrimtare, më shumë se cdo lloj frikë tjetër, e kjo është frika sistematike që ngjallet kur një shtet fillon të shëmbet.

Ketë frikë sistematike e kemi përjetuar kur filloj të shëmbej Jugosllavia, e cila shëmbje është percjellur nga dhuna dhe luftrat e përgjakshme etnike. Në kontekstin e sotëm kosovar, kjo frikë sistematike është ngjallur dhe forcuar tani jo nga shembja e shtetit, por pikërisht nga mungesa e shtetit. Mungesa e shtetit për shumë kohë ka trazuar gjendjen shpirtërore të njerëzve në Kosovë, ngjajshëm sikur gjendja shpirtërore e fëmijës që është rritur pa nënë. Mungesa e shtetit i bënë banorët e një vendi të pasigurt, të frikësuar dhe nxitë fantazinë e tyre nacionaliste. Derisa një populli i mungon shteti, ai nuk mund të jetë i qetë, nuk mund te jetë i hapur dhe nuk mund të jetë paqësor sepse sic e thotë edhe Michael Ignatieff, një popull mund të bëhet tërësisht human, terësisht vet-vetja, vetëm kur ai ka një vend (shtet) të vetin.

Aktivistët e Lëvizjes "Vetëvendosje!" në krye me liderin e famshëm Albin Kurti, demonstrojnë pikërisht ketë mungesë të shtetit. Lëvizja e cila fillimisht shikohej si një lëvizje qytetare e të rinjëve që nuk pajtoheshin me misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë ngadalë por sigurt po rrëshqet në një lëvizje nacionaliste që kërkon me vendosmëri vetëvendosje për Kosovën. "Vetëvendosja" është produkt i drejtëpërdrejt i jovetëvendosjes për Kosovën.

Mungesa e shtetit të Kosovës, tregon se si njerëzit me koncepte qytetarie shëndrrohen në nacionalistë që refuzojnë të kenë kontakt me të huajt, që refuzojnë të hyjnë në institucione që bashkëpunojnë me të huajt dhe që ngjallë fantazi nacionaliste sikur ajo e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Kjo mungesë e shtetit dëshmon se si të gjitha përkatësitë që nuk janë kombëtare janë të parëndësishme. Përkatësia kombëtare në mënyrë absolute është më e rëndësishmja për njerëzit pa shtet.

Misioni i dilemave

Kosova është një eksperiment i rrezikshëm i bashkësisë ndërkombëtare. Ardhja e saj me një mision sikur ky i UNMIK-ut, ishte një gabim shumë i madh, pas suksesit të NATO-së në Kosovë. Në njëfarë mënyre krijohet përshtypja se UNMIK-u ka ardhur në Kosovë vetëm sa për ta qetësuar Serbinë pas disfatës që psojë në 1999. Një mision i tillë i Kombeve të Bashkuara më shumë e ka keqësuar se sa e ka përmirësuar gjendjen e paqendruarshme në Kosovë. UNMIK-u ka qenë anti-demokratik që prej ditës së parë në Kosovë, duke qenë se kishte pushtet absolut për cdo gjë këtu. Administrimi ndërkombëtar nga Kombet e Bashkuara në Kosovë ka ngritur disa dilema të forta: (1) a mund të vendoset demokracia në një vend kur ky është nën administrim ndërkombëtar? (2) A mund të zhvillohet ekonomia e një vendi nën kushtet e një administrimi ndërkombëtar? (3) A mund të arrihet pavarësia e një vendi, kur ai është i administruar ndërkombëtarisht?

Për të dy dilemat e para, rasti i Kosovës sugjeron që kjo nuk është e mundur. Demokracia e prodhuar nga administrimi ndërkombëtar ka qenë vetëm zgjedhore. E vetmja gjë demokratike në Kosovë prej që është UNMIK-u ketu kanë qenë zgjedhjet. Ekonomia e Kosovës që prej pas luftës ka qenë e përcjellur vetëm me regres. Ka munguar një politike zhvillomore ekonomike e cila do të mundësonte vende te reja pune. Politikat fisake po mbysin bisneset private sidomos prodhuesit vendor. Papunësia është tmerrësisht e lartë.

Ndërsa dilema ma e rrezikshme që ka prodhuar administrimi ndërkombëtar është kjo e treta: a do të bëhet Kosova shtet pas këtij administrimi ndërkombëtar? Elita politike kosovare, e cila është në njëfarë mënyre "nën kontroll" të UNMIK-ut (duke qenë se UNMIK-u përfaqëson "pushtet të fort" ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, ndersa IPVQ-të "pushtet të butë"), e që është e mbledhur në "Ekipin e Unitetit" është e bindur se Kosova është pavarësuar në vitin 1999 dhe se viti 2007 do të jetë vitë i njohjes së kësaj pavarësie nga ndërkombëtaret. Në kontrast me "Ekipin e Unitetit" është Lëvizja "Vetëvendosje!" e cila është e bindur se Kosova nuk është pavarësuar në vitin 1999 dhe as ketë vitë me planin e Ahtisarit nuk do ta fitojë pavarësinë. Tani jemi në një gjendje dilemash: jemi apo s'jemi të pavarur. Një gjë dihet, pavarësia ose është pavarësi ose jopavarësi. Në fakt ky ka qenë suksesi më i madh i bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë: të ngrisë dilema, për të cilat tashmë njerëzit edhe po vdesin.

Vdekja e nacionalizmit qytetar

Ngjarjet e marsit 2004 dhe tash demonstratat e sërbeve në Mitrovicë dhe shqiptarëve me 10 shkurt në Prishtinë, janë indikator që Kosova po rrëshqet në një nacionalizëm të pakontrolluar etnik. Me të gjitha këto ngjarje është dëshmuar që shoqëria kosovare nuk është e gatshme të ndërtohet në bazë të parimeve qytetare por në bazë të parimeve etnike. Paranoja etnike ka zëvendësuar gatishmërinë për të jetuar pranë njëri – tjetrit, me të drejta të barabarta, të bashkuar në një lidhje politike e cila cmon vlerat dhe praktikat e komunitetit. Kjo paranoje etnike ka mbytur nacionalizmin qytetar dhe i ka hapur rrugë nacionalizmit etnik.

Për ketë gjendje kemi dy fajtor: Qeverinë e Kosovës e cila ka dështuar të integrojë serbët kosovar në shoqëri dhe bashkësinë ndërkombëtare e cila ka shtyer statusin e Kosovës duke i kthyer qytetarët kah nacionalizmi etnik. Tani kemi një gjendje mosbesimi. Të gjendur në mes panikut dhe frikës për të kërkuar atë që ju takon, sidomos pas vrasjes të dy qytetarëve shqiptar që kërkonin vetëvendosje për Kosovën nga policia e UNMIK-ut, pyetja që shumë njerez ja bëjnë njeri – tjetrit është: kujt duhet t'i bësojmë tash? Dhe, në këto raste, përvojat nga vendet tjera tregojnë se kur njerëzit ndihen të pasigurt dhe ju humbet besimi në institucione, ata më së shumti ju besojnë zërave nacionalistë që ju sugjerojnë: besoju vetëm atyre që i përkasin gjakut tënd!

Wednesday, February 07, 2007

Instead of New Year greetings, an Open Letter to

z.Jose Manuel Barroso, President of the EU Commission
z. Franco Fratini, Vice President of the EU Commission, EU commissioner on Justice, Freedom and Security
z. Olli Rehn, EU commissioner on Enlargement
z.Joachim Rucker, Head of UNMIK
z. Fatmir Sejdiu, President of Kosovo
z. Kolë Berisha, President the Kosovo Assembly
z. Agim Ceku, Prime minister of Kosovo
z. Giorgio Mamberto, Head of the EC liaison office in Kosovo
z. Torbjorn Sohlstrom, Special envoy of the EU Foreign Policy High Representative, Javier Solana

All European – all equal!

Highly respected:
Young European Federalists (JEF Kosova), Kosova Alliance for Business (AKB) and ‘European Citizens’ (EC) are upset with the decision of the leaders of the European Union that have excluded Kosovo from the negotiations on Facilitating Schengen Visas for Western Balkan states that started this year and are due to be concluded in 2007.

These organizations consider that the background behind excluding Kosovo in these negotiations because of its status isn’t justifiable as Kosovo has its own institutions and UNMIK, and also within UNMIK one of the pillars is governed by the European Union. Also, JEF, AKB and EC are upset with silence of the Kosovo government in relation to this exclusion. The abovementioned organizations consider that this decision discriminates citizens of Kosovo, especially young and business people as a category that have necessities to travel for study and business tours in the countries that are part of the ‘Schengen Zone’.

JEF, AKB and EC consider that with this decision Kosovo is ghettoized further because of the visa regime and this is shouting our hopes for an integrated Kosovo in the unified continent.
Visas that are applied by the countries of the European Union (Schengen Visa) are stopping freedom of movement in Europe; they are causing difficulties to the European citizens that are out of Schengen Zone inciting lost of time and patience. Further, this year European leaders have decided to double the prices for visa application from 30 euros to 60. This is unacceptable for our organizations that stand for protections of business and young people.

Our requests:

We request from the European leaders to review this decision and include Kosovo in the agreement for facilitation of Schengen visas. We believe that in this way we will be freed from pressing feelings for being isolated from the rest of Europe and world.

With this decision we consider that a new ‘Berlin wall’ has been established, where Kosovars and especially young and business people are being mostly affected. We want for Kosovo to be part of this agreement that would deepen the freedom of movement and integration. We want for these walls to be demolished alike the Berlin wall was demolished. We went to let the European citizens and decision-makers know that the visa regime has differentiated Europeans into those can travel freely and those who can’t do this. Thus again, Europe has been divided into two parts – in the Schengen Zone and non-Schengen Zone.

Kosovo citizens being out of the borders that were established by “Schengen” with years now are facing difficulties that are in turn differentiating them from the rest of Europeans. Kosovo citizens want to integrate. Kosovo youths want to get to learn the youths of Europe. Kosovo business people want to increase the cooperation with business people from all of Europe. They want to unite with the European youth and business people. They have only one difficulty: VISAS .

JEF, AKB and EC request from the European Union leaders, EU Commissioners Fratini and Rehn, EU representatives in Kosovo, UNMIK and Kosovo institutions to do the outmost for Kosovo to become part of this agreement, at least for study and business oriented necessities. We hope for this request to incite the thinking of the European leaders that the European Union is identified with a fundamental human rights principle – FREEDOM OF MOVEMENT. If this principle is to be respected we believe that this way we will stop illegal immigration, we will increase European feeling in Kosovo and evaporation of pressing feelings of isolation.

Fehmi Hajra

Agim Shahini

Delfin Pllana

Pristine,
26 of December, 2006

Monday, August 21, 2006

Partitë pa qytetarë


Fehmi Hajra

Ekziston një dakordim në mes shkencëtarëve politik se Anglia është vendi ku lindën partitë e para politike në botë. Dy partitë kryesore në politikën britanike të sotme, janë trashëguese të partive të para politike në botë. Partia Konservatore është pasardhëse e “Tory Party”, partisë së pronarëve fisnik të tokave. Themelimi i kësaj partie nuk ka një datë të saktë zyrtare. Ajo që dihet nga literatura politike është se ajo (tory party) u formua në vitet e ’30-ta të shek. XIX dhe ishte Benjamin Disraeli, ai i cili i formoi konservatorët në kuptimin organizativ dhe programor dhe e shndërroj atë në një parti patriotike. Partia Liberale u themelua si pasardhëse e “Whigs” në vitin 1859 dhe mblidhte në radhët e saj pronarët e mëdhenj të tokave dhe tregtar të suksesshëm. Temat e liberalistëve, sipas literaturës politike, të shek. XIX të ndikuar nga William Gladstone kishin të bënin kryesisht me nxitjet për tregti të lirë.

Ishin politikanët ata që mendonin t’ia lehtësojnë vetës punën duke formuar parti politike. Sipas studiuesit Shivelly politikanët hetuan me kohë se një lloj klubi apo organizate që do të mund të bënte së bashku një numër të madh votuesish, do t’iu ndihmonte atyre për të marrë apo për të ruajtur pozitën. Duket se politikanët e kishin kuptuar që partitë janë lidhje të qytetarëve të cilat vazhdimisht apo për një kohë të gjatë ndikojnë në formimin e vullnetit politik dhe që synojnë të ndikojnë në përfaqësimin e popullit.

Studiuesit argumentojnë se partitë politike janë të rëndësishme sepse lidhin popullin me shtetin, më specifikisht me sistemin politik. Në këtë mënyrë partitë politike janë ndërmjetës dhe artikulojnë interesat e qytetarëve. Por në vende jodemokratike dhe ato që janë duke u demokratizuar, partitë politike nuk janë pjesë e një sistemi ndërmjetës mes qytetarëve dhe sistemit politik. As në Kosovë partitë nuk janë pjesë e këtij sistemi ndërmjetës në mes qytetarëve dhe sistemit politik. Partitë politike kosovare nuk kanë arritur të artikulojnë interesat e qytetarëve në sistemin politik, por kanë futur interesat e tyre në këtë sistem. Atyre u mungon lidhja me qytetarë. Shumica e partive kryesore në Kosovë zgjedhin personat lojalë dhe shpeshherë jo-kompetentë dhe i prezantojnë në zgjedhje për plotësimin e funksioneve politike, duke mos rekrutuar njerëz të ri dhe profesionist jashtë partive. Artikulimi i interesave të qytetarëve është drejtuar nga pritjet dhe kërkesat e grupeve të caktuara të shoqërisë duke injoruar kërkesat dhe pritjet publike të shoqërisë kosovare.

Partitë politike në Kosovë kanë dështuar (deri diku ORA mund të bëjë përjashtim) që të integrojë interesat e ndryshme të qytetarëve kosovar në një përfytyrim të përbashkët për politikën, në një program politik. Shumica e programeve politike të partive në Kosovë më shumë kanë elemente të përbashkëta se sa të dallueshme. Këto programe kanë premisa utopike, nuk kanë një fjalor të qartë për qytetar, janë të orientuara nga problemet e mëdha (pavarësia, integrimi ne BE etj) duke mos afruar asgjë konkrete për zgjidhjen e problemeve esenciale për jetë normale të qytetarëve siç janë: uji dhe rryma. Po ashtu këto parti kanë dështuar që të rrisin pjesëmarrjen e individëve dhe grupeve të ndryshme në politikë, ndonëse këto parti janë të hapura për anëtarësim. Mirëpo vet mënyra e organizimit dhe strukturimit të partisë është e disfavorshme për anëtarët e ri, sidomos për të rinjtë dhe gratë që dëshirojnë të marrin pjesë në politikë përmes partisë. Shumica e partive në Kosovë kanë brenda partisë edhe dy “parti” të vogla: Forumin e Rinisë dhe Forumin e Grave. Në këtë mënyrë partitë largojnë në mënyrë elegante të rinjtë dhe gratë nga vendimmarrja në partinë e përbërë nga burrat (nëse gratë dhe të rinjtë kanë forumet e tyre, atëherë logjikisht partia ju takon vetëm burrave). Ky organizim dhe strukturim i partive në Kosovë dekurajon në mënyrë drastike pjesëmarrjen e të rinjve me kapacitete akademike e qeverisëse dhe gratë që dëshirojnë ta provojnë veten në politikë. Për të marrë pjesë në politikë të rinjtë duhet të presin derisa të bëhen burra ndërsa gratë të anëtarësohen në njërën nga dy partitë që udhëhiqen nga gratë dhe që nuk kanë forume të grave. Pra partitë nuk arrijnë të kryejnë njërin prej funksioneve thelbësorë të tyre: rritjen e pjesëmarrjes së individëve në politikë.

Tri partitë kryesore që kanë pasur pushtet dhe kanë qeverisur vendin prej se janë formuar institucionet e Kosovës, kanë dështuar të kenë lidhje me qytetarë dhe të realizojnë pritjet e tyre (qytetarëve). Qeveritë që janë formuar nga partitë kryesore në Kosovë, LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja (“Qeveria Rexhepi”, “Qeveria Haradinaj”, “Qeveria Kosumi” dhe tash “Qeveria Ceku”) nuk kanë pasur legjitimitetin e duhur për të qeverisur. Ato nuk mund të qëndronin gjatë sepse nuk kishin legjitimitet dhe nuk mund të fitonin legjitimitet sepse nuk qëndronin gjatë.

Shumica e këtyre partive që ju kemi referuar në këtë shkrim kanë probleme të brendshme si: mungesë të praktikave demokratike të vendimmarrjes, mungesë të organizimit të mirë, mungesë të eksperiencave politike, mungesë të tolerancës, mos-ndryshim të liderëve partiak (“një herë kryetar, gjithmonë kryetar”) etj. Të gjitha këto deficite duke përfshirë edhe humbjen e legjitimitetit, kanë dëmtuar, veç tjerash, ngritjen e demokracisë në Kosovë, e cila varet kryesisht nga arritja e objektivave politike (pavarësia politike) dhe nga arritja e objektivave ekonomike (restaurimi i ekonomisë, pavarësisë ekonomike) të cilat objektiva partitë politike janë zotuar dhe ri-zotuar se do t’i arrijnë nëse ato vinë në pushtet. Ato erdhën në pushtet (LDK dhe AAK) por nuk i kanë arritur këto objektiva as sot e kësaj dite. Tani partitë që kanë pushtetin por edhe ato që janë në opozitë kanë humbur cdo lidhje me qytetarë sepse ekziston një diskrepancë e theksuar në mes asaj se çka qytetarët presin dhe çka në të vërtetë partitë politike mund të ju ofrojnë. Ato në fakt ofrojnë diçka, që me gjasë qytetarëve nuk ju hyjnë në punë: poezi politike dhe deklarata të mërzitshme.