Kur kombi nuk ka shpirt
Fehmi Hajra
I vetmi mjet i pranueshëm në një "betejë idesh" është argumenti i arsyetuar mirë. Ajo që më shtyri të reagojë ndaj këtij shkrimi është fakti se z. Xhemaj nuk e ka argumentuar me asgjë formulimin, sipas të cilit "ne" kundërshtarët e "kombit kosovar" qenkemi udhëhequr nga emocionet dhe se këto emocione na paskan bërë joracional në shkrimet tona në gazetë (unë isha njëri nga ata që shkruva me "emocione" edhe pse këtë nuk e ditkam). Kjo nuk është e argumentuar nga z. Xhemaj. Unë tash mund të deklaroj cka të deshirojë se p.sh. "SHBA është një shtet jo demokratik" por nëse nuk ofrojë argumente për këtë, askush nuk do të bindet dhe nuk duhet të bindet. Ajo që i mungon këtij shkrimi është mendimi kritik. Mendimi kritik është për debat sikur skalpeli për një operacion kirurgjik: ia mundëson debatuesit që të futet brenda teme dhe të dalë me argumente të qarta.
Në shkrim, autori idenë e z. Spahiut për krijimin e "kombit kosovar" e barazon me idenë e nacionalizmit qytetar. Këtu ka dy probleme. I pari, z. Spahiu në shkrimet e tij askund nuk e përmend se "kombi kosovar" do të jetë i tipit të nacionalizmit qytetar. Z. Spahiu thotë se "kombi kosovar" do të jetë sikurse kombi maqedon, moldav etj. E, kombi maqedon nuk është komb i ndërtuar mbi koncepte qytetare (nacionalizmit qytetar) por është komb i ndërtuar mbi koncepte etnike (nacionalizëm etnik). Së dyti, definimi i z. Spahiu për kombin shkencëtarisht është shumë i diskutueshëm dhe nuk është i ngjajshëm as për se afërimi me kombin sipas nacionalizmit qytetar. Lëxojeni definimin e z. Spahiut për kombin dhe definimin e M. Ignatieff për kombin sipas nacionalizmit qytetar dhe do të vreni se sa shumë dallojnë. Sipas konceptit të z. Spahiu edhe nëse krijohet "kombi kosovar" ai do të ketë një "shumicë etnike"(shqiptare) sic është te kombi maqedon një "shumicë etnike" (maqedone). Kjo është në kundërshtim me konceptin politik apo qytetar të kombit. Në kombin qytetar cfarë po synohet të etablohet përmes "kombi kosovar" askush nuk duhet të jetë "shumicë etnike" e as "pakicë etnike" sepse kombi (sipas këtij kuptimi) është i ndërtuar në premisa politike dhe jo etnike.
Në shoqërinë kosovare, shpeshherë ka ide joorganike, të tipit "cut and paste" pa iu përshtatur rrethanave sociale, politike, ekonomike, historike të vendit. Nacionalizmi qytetar, "kombi kosovar" që z. Xhemaj dhe z.Spahiu predikojnë, pervec që është "cut and paste" është ‘utilitar’ dhe nuk merrë parasysh aspak kontekstin historic dhe politik në Kosovë. Është e njejtë me idenë e Partisë Demokratike, vitin e kaluar për "Qeverinë në hije" e cila poashtu ishte një "cut and paste" pa e pas analizaur mënyrën e sistemit partiak në Kosovë dhe asaj në Angli. "Kombi kosovar’ do të funksionon aq sa ka funksionuar "Qeveria në hije"e Partisë Demokratike. Ideja e "kombit kosovar" është "utilitare" sepse për shqiptarët dhe sërbët ende vlenë klisheja: "besoju vetëm atyre që i përkasin gjakut tënd". Kjo është tipike për nacionalizmin etnik. Se cili lloj i nacionalizmit funksionon në Kosvë dhe do të funksionoj edhe për një kohë, mund të dëshmohet nëse etnitë e ndryshme në Kosovë pyetën: kush i bën ata si shoqëri e bashkuar, ligji apo kujtesa kolektive, prejardhja e përbashkët, gjuha etj.?
Qartazi, përkrahasit e idesë së "kombit kosovar", kombin nuk e ndajnë nga territorri. Në vijim të kësaj, ne do të jemi "komb kosovar" sepse do të ketë "shtet kosovar". Ne e dimë që nëse bëhemi shtet do të jemi kosovar, por nuk e dimë cka jemi sot? Shqiptar, nuk mund të jemi sepse nuk jetojmë në një shtet shqiptar, sic është Shqipëria. Kosovar, nuk mund të jemi sepse nuk ka ende shtet me emrin "Kosova". Atëherë - gjithmonë sipas definimit të "komb-formueseve" kosovar - ne qenkemi me etni shqiptar por me komb serbo - malazez, sepse të tillë njihemi nga bota dhe Kosova është pjesë e ish-Jugosllavisë me rezolutën 1244 dhe tash pjesë e Unionit Serbi dhe Mali i Zi. Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë serb me komb ndërsa me etni shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë etnikisht shqiptar por me komb maqedon.
Gjuha, kujtesa kolektive, historia e përbashkët, mitet e përbashkëta, parimi shpirtëror, janë të papërfillshme për "komb - formuesit" kosovar. Megjithate, pa këto elemente "kombi kosovar" nuk do të kishte "shpirt kombëtar". "Kombi kosovar" do t’i duhet ta ketë një "check-list" të atyre elementeve që do të bënin atë komb ose jo. Ndryshe rrezikon të jetë një ‘komb’ pa shpirt. Sipas Anne - Marie Thiesse lista e përberësve simbolik dhe material që duhet të paraqesë një komb të denjë për këtë emer është: një histori që vendos vazhdimësinë me parardhësit e mdhenjë, një seri heronjësh modele të virtyteve kombëtare, një gjuhë, disa monumente kulturore, një folklor, vende historike dhe një pejzash tipik, një mendësi të veqantë, një himn, një flamur etj., etj.
Nëse ‘kombi kosovar’, qenka i ndryshëm nga ‘kombi shqiptar’ ku do t’i marrim ne, këto elemente në "listën përbërese" të kombit? Përvec, një historie politike të veqantë prej viteve 1912, 1913 të gjitha të tjerat i kemi të ngjajshme me ‘kombin shqiptar’. Duke filluar që nga heronjët, flamuri, kujtesa kolektive e deri te veshjet e gatimet.

(Autori është politikolog. fehmi.hajra@gmail.com)