Kosova në parashutën që nuk hapet
Delfin Pllana & Fehmi Hajra
Teksa po udhëtonim prej Suedisë për në Norvegji dhe pasi kaluam më se 200 km rrugë, 'kryefamiljari' po i pyeste gruan dhe fëmijët e tij: "A i keni marrë pasaportat?" ndërsa gruaja dhe fëmijët, disi si në faj po i thoshin: "Valla i kemi harru se prej që jemi kthyer nga Kosova, s'i kemi përdorë më". Ndërkohë, unë si musafir isha kujdesur një ditë më herët për pasaporten duke e ditur se do të udhëtonim në shtetin tjetër skandinav. Por, kujdesi im i madh për pasaporten rezultojë të jetë i kotë. E kuptova që jemi në Norvegji, vetëm kur u desh të paguanim 2 euro që po shkelnim një urë të posandertuar në afërsi të qytetit Haldem në Norvegji dhe kur pashë një tabelë me një mbishkrim: "Welcome in Norway".
Për neve që jemi rritur në Ballkan dhe që jemi mësuar të shohim se si njerëzit vriten duke e kaluar kufirin për të dalë në shtetin fqinjë, rasti i Suedisë dhe Norvegjisë tingllon i pabesueshëm. Por në fakt kësi hapje kufijësh sot kanë 15 shtete europiane në bazë të një marrëveshje që quhet "Marrëveshja Shengen". Schengen është emri i një qyteti të vogël në Luksemburg. Në bazë të kësaj marrëveshje të nënshkruar në vitin 1985 shtetet e atëherëshme nënshkruese (pesë shtete fillimisht) i dhanë fund kontrolleve dhe procedurave (checkpoints) në kufijtë e tyre dhe krijuan një zonë të lëvizjes së lirë për qytetarët e tyre. Sot qytetarët e 15 shteteve që janë në 'zonën shengen' mund të kalojnë kufijtë e njeri-tjetrit pa kurrëfar kontrolle dhe procedurash, të shëtisin, të studojnë, të shohin qytetet e njeri-tjetrit, të shijojnë bukuritë që ofrojnë 15 shtetet nënshkruese. Për njerëzit e këtyre shteteve liria e lëvizjes ka vertetë kuptim. 'Zona shengen' duket sikur një parashutë e hapur me të cilën mund të shetisësh në 15 shtete natë e ditë. Ndërsa 'zona jo-shengen' duket sikur një parashutë me të cilën nuk mund të lëvizësh askund sepse ajo është e mbyllur. Kosova është në parashuten që nuk hapet.
"Europa e Bashkuar" e ndarë!
Liderët europianë shpeshherë flasin për një "Europë të Bashkuar" ku njerëzit janë plotësisht të lirë dhe të barabartë. Por në fakt, Europa sot është e ndarë falë vizave që aplikojnë shtetet që e përbëjnë Unionin Europian. "Zona Shengen" karakterizon sot ndarjen e Europës, ngjajshëm si dikur "Muri i Berlinit". Shtetet që kanë nënshkruar "Marrëveshjen e Shengenit" kanë plotësisht liri të lëvizjes ndërsa ana tjetër karaterizohet nga izolimi dhe getoizimi burokratik.
Atë që e promovojnë Ministrat e Jashtëm të Unionit Europian (Europën e Bashkuar, integrimin dhe zgjerimin, të drejtat e njeriut, shpirtin europian etj) duket se të njejtën kohë e kundërshtojnë Ministrat e Brendshëm të po këtij Unioni Europian, duke venë kontroll strikt në kufijtë dhe në ketë mënyrë duke na berë të ditur se "Europa e Bashkuar" mbetet vetëm edhe një ëndërr e europianëve të tjerë. Dhe kjo për shkak të frikës nga imigrimi ilegal, rritja e kriminalitetit, trafikimi i drogës e krimi i organizuar. Megjithatë, edhe pse regjimi i vizave na del të jetë masë parandaluese për atributet negative të më lartëpërmendura, kjo aspak nuk do të thotë që të gjitha ato kanë adresë vetëm në vendet e Ballkanit Perëndimor. Të gjitha ato në shkallë të ndryshme ekzistojnë në vendet e Unionit Europian, nuk importohet dicka e re nga rajoni.
Përjashtimi i Kosovës dhe lobimi i dështuar
Zotimi i dhënë në Samitin e Selanikut më 2003 për lehtësimin e regjimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ishte jetësuar përgjysmë vetëm 3 vite më pas. Dhe duke lënë anash Kosovën me arsyetim se ajo nuk e ka statusin jurdik e politik të zgjidhur dhe se duhet të presim zgjidhjen e tij. Edhe pse qytetarët e Kosovës e shohin integrimin në UE si të vetmen alternativë përpara, me këtë vendim UE-ja ka dështuar që të nxisë propagandimin e asaj që qytetarët e Kosovës presin nga UE-ja.
Franco Frattini, Komisioneri për Drejtësi, Liri dhe Siguri në përgjigjen ndaj letrës së hapur nga JEF-i, Aleanca Kosovare e Biznesit dhe European Citizens - e cila i ishte dërguar përfaqësuesve të institucioneve kryesore të Kosovës si dhe organizmave tjerë të UE-së prezente në Kosovë dhe në Bruksel - argumenton se lehtësimi dhe liberalizimi i regjimit të vizave për vendet e Ballkanit perëndimor lidhet ngushtë me përparimin e këtyre vendeve karshi çështjeve që kanë të bëjnë me siguri dhe drejtësi, ndërsa për përjashtimin e Kosovës nga negociatat për të më lartëpërmendurë n ai potencon faktin që Kosova nuk ka ende status të qartë politik dhe juridik.
Gjykojmë se kjo nuk do të duhej modus arsyetimi sepse Kosova ka hyrë në arranzhime të ndryshme kontraktuale përmes marrëveshjeve bilaterale me vende dhe organizata edhe më herët. Ndërsa koha deri sa Kosova të ketë arritur statusin e qartë politik e juridik do t'i kushtojë ardhmërisë së Kosovës, e sidomos të rinjve, studentëve e komunitetit të biznesit. Megjithatë, fakti që një Komisioner i Komisionit Europian i është përgjigjur një iniciative të shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit është një tregues që komunikimi dhe presioni mund të dhe duhet të vazhdojë. Nga ana tjetër, kjo çështje është anashkaluar nga institucionet kosovare, të cilat justifikohen se paskan lobuar – dështuar.
Duhet pranuar se të gjithë kanë dështuar, duke filluar nga institucionet, mediat e shoqëria civile. Ka munguar koordinimi dhe koherenca për të hulumtuar dhe prezantuar me fakte se Kosova nuk është prodhues i krimit të organizuar dhe se liberalizimi dhe lehtësimi i regjimit të vizave nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në lulëzimin e të njëjtit në vendet e Unionit Europian. Kemi dështuar të argumentojmë se e drejta për të lëvizë shlirshëm është e drejtë fundamentale e të gjithëve.
Është imperativ që UE-ja të hapet ndaj Kosovës dhe kosovarët të kenë mundësi të udhëtojnë më shlirëshëm në vendet e UE-së. Sa më parë që të ndodhë kjo aq më shpejt shoqëria kosovare do të jetë në gjendje që të përshpejtojë procesin e përafrimit me UE-në karshi të gjitha konditave dhe pengesave që duhet tejkaluar në procesin e integrimit.